Wikilajme
sqwikinews
https://sq.wikinews.org/wiki/Faqja_kryesore
MediaWiki 1.39.0-wmf.22
first-letter
Media
Speciale
Diskutim
Përdoruesi
Përdoruesi diskutim
Wikilajme
Wikilajme diskutim
Skeda
Skeda diskutim
MediaWiki
MediaWiki diskutim
Stampa
Stampa diskutim
Ndihmë
Ndihmë diskutim
Kategoria
Kategoria diskutim
Portal
Portal diskutim
Komentet
Komentet diskutim
TimedText
TimedText talk
Moduli
Moduli diskutim
Gadget
Gadget talk
Gadget definition
Gadget definition talk
Energjia, kufizime për gjysmën e vendit
0
92
8680
8674
2022-07-29T12:01:39Z
Minorax
1878
Ndryshimet e [[Special:Contributions/79.106.209.31|79.106.209.31]] ([[User talk:79.106.209.31|diskutimet]]) u kthyen mbrapsht, artikulli tani ndodhet në versionin e fundit nga [[User:Olsi|Olsi]].
wikitext
text/x-wiki
{{Stampa:Publikuar|16:58, 6. Janar 2010 (UTC)}}
[[File:Kosova në plan 77 hidrocentrale të vogla.jpg|thumb|Për këtë arsye, sot dhe nesër, pra në datat 6 dhe 7 janar nga ora 05:00 deri 24:00 do të ketë kufizime të energjisë elektrike nga 100 megavat në orët e mëngjesit deri në 200 megavat në orët e pikut.]]
{{Shk|V}}iti i ri 2011 ka nisur sërish me probleme që lidhen me furnizimin e energjisë elektrike. Operatori i Sistemit të Transmetimit i ka bërë të ditur CEZ-it se do të stakojë linjat e tensionit 200 kilovoltë, e për pasojë, duke filluar nga dita e sotme pothuajse gjysma e vendit nuk do të ketë energji elektrike.
OST bën të ditur se gjatë ditës së sotme do të punojë në linjën 220kV [[w:Koman|Koman]]-[[w:Elbasan|Elbasan]] për të zëvendësuar shtyllën e tensionit të lartë të hedhur në erë (në [[w:Fushë Krujë|Fushë Krujë]]) më datë 30 dhjetor 2010.
“Për shkak të punimeve që OST do të kryejë për zëvendësimin e shtyllës 220KV të dëmtuar, CEZ Shpërndarje është e detyruar të bëjë stakime të alternuara të fiderave në rajonet [[w:Durrës|Durrës]], [[w:Kavajë|Kavajë]], [[w:Rrogozhinë|Rrogozhinë]], [[w:Lushnjë|Lushnjë]], [[w:Fier|Fier]], [[w:Vlorë|Vlorë]], [[w:Sarandë|Sarandë]], [[w:Gjirokastër|Gjirokastër]], [[w:Tepelenë|Tepelenë]], [[w:Memaliaj|Memaliaj]], [[w:Përmet|Përmet]], [[w:Këlcyrë|Këlcyrë]]”, thuhet në njoftimin zyrtar të CEZ Shpërndarjes. Mësohet se stakimet do të jenë të alternuara gjatë gjithë ditës.
Përveç këtyre kufizimeve të paralajmëruara zyrtarisht, konsumatorët shqiptarë përballen edhe me ndërprerjet e shpeshta të dritave në forma sporadike. Edhe pse sektori i shpërndarjes së energjisë është privatizuar prej gati dy vjetësh dhe ku mendohet të jenë investuar të paktën 60 milionë euro, sërish hasen probleme me pjesën e furnizimit.
“Rrjeti i shpërndarjes së energjisë elektrike është tejet i amortizuar dhe rregullimi i tij kërkon kohë dhe plan masash investimi të sigurta. Të gjitha ndërprerjet e paplanifikuara të energjisë vijnë për shkak të rrjetit elektrik të amortizuar dhe nuk ka më kufizime pa shkak, pasi kompanisë nuk i intereson”, thanë për “Shqip” burime zyrtare të kompanisë. CEZ planifikon të investojë edhe rreth 40 milionë euro të tjera për vitin 2011, duke synuar rehabilitimin e rrjetit dhe ndërrimin e tij me linja të reja.
Lidhur me ankesat për furnizimin e energjisë, ato po trajtohen nga zyrat përkatëse, të kujdesit ndaj klientit, të ngritura nga CEZ në vendet kryesore të Shqipërisë. Çdo konsumator që pretendon se ka probleme me mbifaturimin mund t’i drejtohet CEZ-it, i cili, sipas kontratës së re, duhet ta zgjidhë çështjen brenda një muaji.
“Klientët kanë mundësi të informohen rreth të dhënave që kanë lidhje me konsumin, historikun e të dhënave të tyre, cilësinë e furnizimit me energji elektrike, dokumentacionin e duhur për lidhjet e kontratave, si dhe proceseve të tjera, mbyllje dhe riaktivizim të kontratave”, sqaron CEZ, duke bërë të ditur se po ndërmerren një sërë masash për zbutjen e ankesave.
== Burimet ==
* {{Burimi |autori=Tch. |titulli=www.BalkanWeb.com - Lajme shqip |url=http://www.balkanweb.com/ |publikuesi= |data=06. Janar 2010}}
{{Publiko}}
__NOTOC__
[[Kategoria:Ekonomi]]
[[Kategoria:Teknologji]]
[[Kategoria:06.01.2011]]
[[Kategoria:Rajon]]
[[Kategoria:Shqipëri]]
[[Kategoria:Durrës]]
[[Kategoria:Elbasan]]
[[Kategoria:Fushë-Krujë]]
[[Kategoria:Kavajë]]
[[Kategoria:Lushnjë]]
[[Kategoria:Rrogozhinë]]
[[Kategoria:Fier]]
[[Kategoria:Vlorë]]
[[Kategoria:Sarandë]]
[[Kategoria:Gjirokastër]]
[[Kategoria:Tepelenë]]
[[Kategoria:Memaliaj]]
[[Kategoria:Përmet]]
[[Kategoria:Këlcyrë]]
tfjveeuzacixmo1ht5wlbpwn8hdq52q
Hëna zhduket nga qielli sot dita më e errët prej 400 vitesh
0
122
8681
8673
2022-07-29T12:01:39Z
Minorax
1878
Ndryshimet e [[Special:Contributions/79.106.209.31|79.106.209.31]] ([[User talk:79.106.209.31|diskutimet]]) u kthyen mbrapsht, artikulli tani ndodhet në versionin e fundit nga [[User:Tigerzeng|Tigerzeng]].
wikitext
text/x-wiki
{{Publikuar|13:36, 21. Dhjetor 2010 (UTC)}}
[[File:Eclipse lune.jpg|thumb|200px|Thuajse gjysma e Hënës është zhdukur në Qiellin e Amerikës së Veriut dhe Kanadasë, sot në ora 10:17, sipas kohës lokale.]]
[[File:Lunar Eclipse.jpg|thumb|200px|left|Nuk ndodhte që prej vitit 1638, një eklips i plotë i Hënës në natën më të gjatë të vitit.]]
{{Shk|S}}ot gjatë orëve të para të mëngjesit pritet errësimi i plotë i Hënës, me ç'rast sateliti natyror i tokës do të ngjyroset me ngjyrë rozë.
Kjo do të jetë dita më e errët në 372 vitet e fundit. Pikërisht, kjo ditë sipas kalendarit shënon fillimin e dimrit në hemisferën veriore, si dhe ditën më të shkurtër të vitit, ndërsa do të errësohet edhe me errësimin e plotë të Hënës. Që të ndodh kjo dukuri sërish duhet të presim 84 vite.
Përputhja e errësimit për herë të fundit në të njëjtën ditë u paraqit në vitin 1999 dhe në vitin 1980, ndërsa pas këtij viti, dukurinë e ardhshme duhet ta presim 84 vjet.
Sipas përllogaritjeve, përputhja e re do të jetë madje në 2094, ndërsa atëherë do të kënaqen evropianët, banorët e Afrikës dhe një pjesë e madhe e Azisë.
Errësimi ndodh kur Hëna, Toka dhe Dielli ndodhen në një rrafsh. Atëherë Hëna hyn në hijen e Tokës për shkak të reflektimit dhe rrezeve të diellit e ndërron ngjyrën nga të përhimë në rozë, e ndonjëherë edhe të kuqe.
Errësimi i Hënës zgjat më shumë se errësimi i Diellit pasi hija e tokës është shumë më e madhe se e hënës. Errësimi më i gjatë i Hënës deri tani ka zgjatur gjashtë orë e gjysmë. Errësimi do të zgjasë tre orë e gjysmë, ndërsa më së miri mund të shihet nga territori i Amerikës Veriore.
== Burimet ==
* {{Burimi |autori= |titulli=Balkanweb.com |url=http://www.balkanweb.com/index.php |publikuesi= |data=21. Dhjetor 2010}}
{{Publiko}}
__NOTOC__
[[Kategoria:21.12.2010]]
[[Kategoria:Bota]]
[[Kategoria:Shkenca]]
gur46q1f3jnq54719y1bpc11xmc05ij
Vejusha gazmore së shpejti në skenën e Teatrit të Operas
0
394
8678
8677
2022-07-29T12:01:35Z
Minorax
1878
Ndryshimet e [[Special:Contributions/79.106.209.31|79.106.209.31]] ([[User talk:79.106.209.31|diskutimet]]) u kthyen mbrapsht, artikulli tani ndodhet në versionin e fundit nga [[User:Olsi|Olsi]].
wikitext
text/x-wiki
{{Stampa:Publikuar|12:50, 19 Dhjetor 2010 (UTC)}}
{{Shk|T}}eatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansambli Popullor vë në skenë operetën në tre akte "Vejusha gazmore" me libret të Victor Leon & Leo Stein. Me regji të Christian Papke dhe skenografi të Aloise Gille ajo vihet në skenë në datat 23, 24, 25, 26 dhjetor nën interpretimin e artistëve të Teatrit të operës.
Ajo flet për Anën, një vajzë e re nga Shqipëria që është larguar herët së bashku me prindërit nga Tirana për në Francë dhe Danilo, një dandy nga një familje tradicionale franceze, janë një çift i dashuruar, por për disa arsye lidhja e tyre do të shkëputet. Dy origjina të ndryshme: një e vjetër aristokrate perëndimore dhe një e re e thjeshtë nga juglindja evropiane ndeshen me njëra-tjetrën. Por dashuria mbase do t'i kishte kapërcyer pengesat, nëse nuk do të ndërhynin prindërit e Danilos, me botëkuptimin dhe paragjykimet e vjetruara. Martesa mes Danilos dhe Anës anulohet dhe lidhja e tyre prishet.
Danilo jepet pas aferave të ndryshme. Kurse Ana vendos të marrë më të mirën nga ajo që mund t'i ofrojë Perëndimi sipërfaqësor: sigurinë financiare. Prandaj martohet me një burrë pasanik, bankierin plak Glavari.
== Burimet ==
* {{Burimi |autori=s.g. |titulli=Balkanweb.com |url=http://www.balkanweb.com/index.php |publikuesi= |data=19. Dhjetor 2010}}
{{Publiko}}
[[Kategoria:Kulturë]]
[[Kategoria:Shqipëri]]
[[Kategoria:Tiranë]]
[[Kategoria:19.12.2010]]
oud6zf0j6hwxivg4ohgxono4f6n6bd6
Qytetet, linja e parë e luftës kundër ndryshimeve klimatike
0
1307
8679
8675
2022-07-29T12:01:36Z
Minorax
1878
Ndryshimet e [[Special:Contributions/79.106.209.31|79.106.209.31]] ([[User talk:79.106.209.31|diskutimet]]) u kthyen mbrapsht, artikulli tani ndodhet në versionin e fundit nga [[User:Olsi|Olsi]].
wikitext
text/x-wiki
{{Publikuar|10 Prill 2011 20:46 (CEST)}}
[[Skeda:AlfedPalmersmokestacks.jpg|thumb|Qytetet, linja e parë e luftës kundër ndryshimeve klimatike]]
{{Shk|A}}mbientet urbane do të jenë linja e parë e frontit në luftën kundër ndryshimeve klimatike, pasi që qytetet janë përgjegjësit kryesorë për ngrohjen e planetit- thuhet në një njoftim të OKB-së.
Autorët e “Deklaratës globale në lidhje me vendbanimet njerëzore, qytetet dhe ndryshimet klimatike 2011” thonë se qëllimi i tyre është që të avancojnë njohuritë e tyre për mënyrën se si qytetet sjellin ndryshime të klimës dhe cilat masa duhet të merren me këtë rast.
Ekspertët paralajmërojnë se mund të pasojë një “përballje fatale mes ndryshimeve klimatike dhe urbanizimit” nëse nuk ndërmerret diçka në këtë drejtim.
Sipas drejtuesve të këtij programi të OKB-së, trendi global i urbanizimit është shqetësues nëse merret parasysh emetimi i gazrave të dëmshëm.
OKB vlerëson se deri në vitin 2030, 59 për qind e njerëzve do të jetojnë në ambiente urbane, ndërsa çdo vit numri i njerëzve që jetojnë nëpër qytete rritet për 67 milionë ndërsa 91 për qind e rritjes ndodh në vendet në zhvillim.
== Burimet ==
*{{Source|url=http://www.balkanweb.com/
|titulli=Qytetet, linja e parë e luftës kundër ndryshimeve klimatike
|autori=
|pub=BalkanWeb
|data=10. Prill 2011}}
{{Publiko}}
__NOTOC__
[[Kategoria:Shkenca]]
[[Kategoria:10.04.2011]]
[[Kategoria:Shtetet e Bashkuara të Amerikës]]
[[Kategoria:Bota]]
7uzznvlyr7eh2sah2f0qfjehr2dleod